
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) në lidhje me hetimet për tenderin e tunelit të Llogarasë.
Gjyli u paraqit paraditen e sotme në ambientet e SPAK-ut në shoqërinë e avokatit të tij mbrojtës, ku iu komunikua akuza zyrtare. Pas daljes nga seanca, ai zgjodhi të mos bëjë asnjë koment për mediat dhe nuk iu përgjigj pyetjeve nëse ishte marrë i pandehur.
Burime nga Prokuroria e Posaçme konfirmuan për Report Tv se ndaj tij është ngritur akuzë, ndërsa avokati i Gjyli-t pohoi shkurt se vizita në SPAK kishte të bënte me çështjen e tunelit të Llogarasë, duke theksuar se akoma “nuk i është komunikuar formalisht akuza”.
A iu komunikua akuzë?
Avokati: Jo.
Për tunelin e Llogarasë ishit?
Avokati: Po