Vendosni fjalën kyçe....

Kallëzimi i ish-kreut të Ujësjellësit në Shkodrës, Bardh Spahia në GJKKO


Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia u paraqit sot në GJKKO.

Ai është marrë i pandehur për pengim të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, pas kallëzimit të ish-drejtorit të Ujësjellësit të Shkodrës, Mark Molla.

SPAK e çoi për gjykim ish kryebashkiakun e Shkodrës më 26 shkurt. Sipas SPAK, Spahia ka vepruar në shkelje të ligjit duke shkarkuar drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër, pavarësisht se kishte një vendim gjyqësor për pezullimin e këtij akti.