
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit lidhur me hetimin e SPAK për tenderin e tunelit të Llogarasë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për atë që ai e cilëson si një aferë korruptive me dëm prej 50 milionë euro.
Sipas Berishës, ministrja Belinda Balluku nuk është përgjegjësja kryesore për këtë çështje, pasi sipas tij, skema e abuzimit është ndërtuar dhe drejtuar nga vetë kryeministri.
“50 milionë avulluan, por ishte avullim gjeopolitik. Duke u përpjekur të implikonin Erdoganin. Populli kot nuk thotë ‘po ndejte me qentë, pleshta do kesh’. Por se ishte gjeopolitike dhe atë e ka kryeministri. Të tjerët janë kota, janë gurë shahu. T’ju them dhe unë një gjë. Për hir të së vërtetës jashtë përgjegjësisë nuk del asnjë. Kryeministrat e kanë gjeopolitikën.”
Berisha pretendon se kompania fituese e tenderit ka paguar udhëtime dhe qëndrime për zyrtarë të lartë të qeverisë, përfshirë Ramën, Ervis Berberin dhe Belinda Ballukun, në një resort në Athinë.
Ai përmend edhe mesazhe dhe email-e që sipas tij dokumentojnë këto veprime.
“Edi Rama përdori gjeopolitikë, për të grabitur 50 milionë euro. Keni parasysh ai është burimor, se ai gjithë ditën me njerëz të Ramës e kalon. Ndaj dhe zhvillimet brenda tyre janë shkërrmoqse. Dhe u bënë më dramatike kur Rama morri vesh se Lubia, në mesazhet e saj se këto janë përpalloshin e gjatë. Janë në sms dhe në email. Kur del në dokumenta se kompania ka paguar udhëtime dhe qëndrime të Edi Ramës, Ervis Berberit, Lubi Ballukut në një resort në Ahtinë.”
Në fund, Berisha përmendi edhe një episod që lidhet me izolimin digjital të një zyrtare, duke e lidhur me përpjekjet për të fshehur gjurmët e skandalit.
“Të gjithë qeverisë. Pra së fundmi Lubia nuk i tha vetë Preçit që unë heq rrobat e gruas dhe vishem si burrë, në fakt këtë ja tha dhe Ramës. Nuk jam qyramani i Bashkisë i tha. Ndaj dhe filloi në mënyrë të rrufeshme izolimi i saj digjital, u fshinë me shpejtësi të madhe miliona, klikime, share, angazhime poste etj” – tha Berisha.