Vendosni fjalën kyçe....

1462 monopatina elektrike të bllokuara në Tiranë që prej nisjes së aksionit


Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar kontrollet ndaj mjeteve elektrike me pedale ose patinave elektrike.

Që prej nisjes së zbatimit të planit deri ditën e djeshme, efektivët rrugorë kanë sekuestruar 1462 mjete elektrike, mes të cilave 1336 monopatina elektrike dhe 126 motomjete elektrike.

24 orët e fundit janë arrestuar 9 persona për drejtim makine në gjendje të dehur ose pa patentë.