
Presidenti Donald Trump po rrit presionin mbi Departamentin e Drejtësisë (DOJ) për të shqyrtuar rishtazi fletëvotimet nga zgjedhjet e vitit 2020, duke ngritur tensione me zyrtarët e administratës që mendojnë se koha e tyre shpenzohet më mirë duke shqyrtuar listat e votuesve për zgjedhjet e ardhshme.
Në takimet e fundit private, komentet publike dhe postimet në rrjetet sociale, Trump ka përtërirë kërkesat që anëtarët e administratës së tij të gjejnë mashtrimet në zgjedhjet e fundit që ai nuk i pranoi. Ai kohët e fundit punësoi në Shtëpinë e Bardhë një avokat që punoi në kundërshtimin e rezultateve të 2020-ës. Zyrtarë dhe aleatë të administratës kanë kërkuar të inspektojnë pajisjet e votimit në Kolorado dhe Misuri. Të tjerë po kërkojnë fletëvotimet me postë nga Atlanta në vitin 2020, kur Trump u bë kandidati i parë republikan presidencial që humbi Xhorxhian që nga viti 1992.
Në gjithë administratën, megjithatë, zyrtarët janë përqendruar më shumë në hapa për të ardhmen, si shqyrtimi i listave të votuesve të shtetit për njerëzit që janë zhvendosur ose nuk janë shtetas. Disa zyrtarë janë gati të kalojnë nga viti 2020 dhe duan të shmangin etiketimin si “mohues të zgjedhjeve,” një term për njerëzit që pretenduan se Trump mundi Biden-in në zgjedhjet e 2020-ës.
Por Trump dhe disa aleatë brenda dhe jashtë administratës nuk heqin dorë nga akuzat për mashtrim të përhapur zgjedhor në 2020, edhe pse gjykatat kanë hedhur poshtë teoritë e tyre në mënyrë të përsëritur. Ata argumentojnë se zgjedhjet e ardhshme nuk mund të sigurohen pa një llogaritje të plotë të 2020-ës.
“Shpresoj që Departamenti i Drejtësiëv ta ndjekë këtë me po aq vrull sa i takon SKANDALIT më të madh në historinë Amerikane!” postoi Trump në Truth Social të mërkurën.
“Nëse jo, do ndodhë përsëri, përfshirë zgjedhjet e ardhshme të pjesshme.”
Përqendrimi i ripërtërirë te zgjedhjet
Fokusi i ripërtërirë në 2020-ën vjen pasi Trump ka filluar të shohë rezultate nga kërkesat e tij për të ndjekur penalisht kritikët e tij, duke përfshirë ish-drejtorin e FBI-së James B. Comey dhe Prokuroren e Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James. Javën e kaluar, Departamenti i Drejtësisë gjithashtu pezulloi dy prokurorë që përmendën trazirat e 6 Janarit 2021 nga një turmë që mbështeste Trumpin në Kapitol në një dosje gjyqësore lidhur me dënimin e një pjesëmarrësi të cilin Trump e fali dhe që tani po përballet me akuza të palidhura për armë.
Fokusi i Departamentit të Dretësisë në listat e votuesve aktualë
Deri tani, divizioni i Dillonit ishte fokusuar kryesisht në listat aktuale të votuesve në vend që të rishikonte fletëvotimet e 2020-ës. Shumica e shteteve kanë refuzuar kërkesat e departamentit për versionet e plota të listave, por Indiana dhe ëyoming i kanë dorëzuar ato, sipas një faqeje interneti të Brennan Center for Justice që gjurmon kërkesat. Muajin e kaluar, Departamenti i Drejtësisë paditi tetë shtete – të gjitha, përveç njërit, të udhëhequra nga një guvernator demokrat—për mosdorëzimin e kopjeve të listave të tyre të plota.
Veç kësaj, dy zyrtarë të tjerë të Departamentit të Drejtësisë përgjegjës për koordinimin e prokurorëve u kanë kërkuar shteteve të ndajnë informacione rreth votuesve në përgjigje të një urdhri ekzekutiv të marsit mbi zgjedhjet. Pjesa e urdhrit ekzekutiv që promovon ndarjen e informacionit mbetet në fuqi, por aspektet më domethënëse të urdhrit ekzekutiv janë bllokuar nga gjykatat, shkruan Washington Post.