
Në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet seanca për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë seancës, Presidenca kërkoi që të mos jetë pjesë e gjykimit, duke argumentuar se dekreti i presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë nuk është në kompetencën e Gjykatës Kushtetuese për t’u shqyrtuar. Të njëjtin qëndrim e mbështeti edhe Këshilli i Ministrave.
“Nuk mund të shqyrtojë një akt administrativ, zgjedhjet në Tiranë u bllokuan duhet të kthehet kushtetueshmëria. Paraqesim kërkesën që të anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në këtë shqyrtim. Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi”, tha Presidenca.
“I qëndrojmë parashtrimit që kemi. Mendojmë se GJK është kompetencë për shqyrtimin e kërkesës tonë edhe për aktin e presidentit, procesi për ne është ndarë në dy faza, e propozimit dhe vendimmarrjes dhe tjetra, është garancisë kushtetuese që aktivizohet automatikisht me paraqitjen e kërkesës në të cilën nuk duhet të ndërhyrje asnjë institucion përfshirë edhe presidenca i cikli duhet të presë vendimin e Gjkykatës së Lartë. Aktivizimi para kohe aktivizon efektet juridike të këshillit të ministrave”, tha Mbrojtja e Veliajt.