Vendosni fjalën kyçe....

“Cilën shkelje kushtetuese kam bërë? Kjo çështje gjyqësore përcakton nëse do mbrohet demokracia” – Veliaj


Erion Veliaj pyeti sot në seancën në Gjykatën Kushtetuese se nuk ka shkelur asnjë ligj të Kushtetutës.

Ai shtoi se vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta kthejë shtetin në binarët ligjorë. Ai e quajti çështjen si themelore për sa i përket mbrojtjes së demokracisë.

“Ky nuk është mandati im, por një besëlidhje. Është nderi i jetës time. Për mbrojtjen e saj do të bëj gjithçka që ma lejon ligji. S’po mbroj një karrige, por shpirtin e lirisë së shenjtë, të qytetarëve. Populli vendosi qartë, askush s’mund ta ndërpresë mandatin. Ky nuk është zbulim i ri, por premtim solemn. Askush, askush nga ju dhe ne nuk duhet ta shkelë. Me respekt të plotë, cilën shkelje kushtetuese kam kryer unë? Edhe në kushtet e rrëmbimit në qeli, është detyrimi im për të mbrojtur qytetarin. Ato çka kushtetuta i mbron, shpresoj që të thuhet në këtë sallë. Ligji duhet të të mbrojë, jo të të sulmojë pabesisht. Kjo është seancë historike. Kjo është çështja gjyqësore që do të përcaktojë nëse do të mbrohet demokracia, apo pë ta përmbysur në emër të një formaliteti. Pushteti që buron nga vota, tjetërsohet dhe besimi ndaj qytetarëve kthehet në tradhti morale. I kam qëndruar besnik këtij betimi.”, tha ai.