
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj, ka vijuar takimet elektorale në zonën e “Fushës së Aviacionit”, ku u takua me banorët për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për të kërkuar mbështetje për rotacionin politik.
Në një atmosferë të ngrohtë, Binaj theksoi se ndryshimi nuk mund të ndodhë vetëm, por kërkon bashkim dhe përpjekje të përbashkëta.
“Rrotullimi nuk bëhet vetëm, por të bëhemi krah më krah e të rrotullohemi,” tha ai, duke iu përgjigjur një banori që kërkonte ndryshim.
Ai u kujtoi qytetarëve fuqinë e votës si mjeti i vetëm për të ndikuar në drejtimin e qytetit.
“Një gurë në dorë kemi,” u shpreh Binaj, duke nënvizuar se çdo votë ka peshë në ndërtimin e një Tirane më të jetueshme dhe me dinjitet.