Vendosni fjalën kyçe....

Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës


 

Biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës, ku po merret në pyetje nga prokurori Ndini Tavani në lidhje me hetimet për aeroportin e Vlorës.

Pacolli, i cili zotëron 98% të aksioneve të aeroportit përmes kompanisë së tij “Mabco Construction S.A.”, është përfshirë së fundmi në përplasje me ortakët e tjerë të koncesionarit që po ndërton këtë projekt.