Vendosni fjalën kyçe....

Kryepeshkopi i Shqipërisë Joan Pelushi takon Papa Leon në Romë


Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe  Shqipërisë, Imzot Joani, është takuar në Romë me Papa Leonin XIV.

Takimi u zhvillua në një audiencë private, pas pjesëmarrjes në takimin ndërkombëtar “Osare la pace”, të organizuar nga Komuniteti i Sant’ Egidios në Romë.

Në këtë takim u diskutua për çështje të ndryshme me interes të përbashkët dhe u theksua rëndësia e rivendosjes së paqes dhe ndalimit të luftrave që po mundojnë botën.

Diskutimi u ndal edhe në interesimin dhe përkujdesjen e veçantë ndaj të rinjve të cilët janë jo vetëm e ardhmja, por dhe e tashmja e shoqërive.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë vazhdon të jetë e angazhuar për të pasur marrëdhënie miqësore dhe të hapura me të gjithë, duke ndikuar në harmoninë dhe mirëqenien e përgjithshme.

Ky takim historik dëshmon për përpjekjet e përbashkëta të të krishterëve si faktor kyç për paqen, në të cilin Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë luan një rol shumë të rëndësishëm. Në fund të takimit u shkëmbyen dhurata.