
Administrata e Donald Trump do të kufizojë numrin e refugjatëve që do të pranohen në Shtetet e Bashkuara në vetëm 7,500 për vitin e ardhshëm fiskal dhe do t’u japë përparësi afrikanëve të bardhë nga Afrika e Jugut.
Vendimi, i bërë publik të enjten përmes një njoftimi zyrtar, përbën një ulje dramatike nga kufiri i mëparshëm prej 125,000 refugjatësh që ishte vendosur gjatë presidencës së Joe Biden, përcjell BBC.
Në dokument nuk është dhënë një arsye e drejtpërdrejtë për këtë reduktim, por thuhet se masa është “e justifikuar nga shqetësime humanitare ose në interesin kombëtar”.
Në janar të vitit 2025, Trump kishte nënshkruar një urdhër ekzekutiv që pezullonte Programin Amerikan të Pranimit të Refugjatëve (USRAP), duke argumentuar se kjo do t’i lejonte autoritetet amerikane të “prioritizonin sigurinë kombëtare dhe sigurinë publike”.