
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris për Forumin e Paqes, ku u prit nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Gjatë fjalës së tij, Rama foli për raportet e Shqipërisë me Rusinë, duke theksuar se vendi ynë nuk ka pasur marrëdhënie me Moskën prej dekadash dhe se mbron interesat kombëtare.
Rama gjithashtu me batutë tha se Italia është Shqipëria e madhe dhe se komplimentoi kryeministren Giorgia Meloni duke e cilësuar si një grua të shkëlqyer.
“Që Putin do luftë është e qartë. Kur bëhet fjala për Ukrainën, unë përfaqësoj një vend, Shqipërinë që nuk ka marrëdhënie më Rusisë, apo ka shkallët më të ulët të raportit me Rusinë në Evropë, përfaqësoj të vetmin vend në rajon që asnjë udhëheqës rus nuk ka ardhur qysh prej viteve 960.
I patëm gjatë komunizmit, i patëm në formën më të keqe, nuk na merr malli për ta. Në këta 35 vite, nuk kemi pasur jo vetëm vizita të nivelit të artë, por as pararuse.
Evropa po humbet atë që është kryesorja. Kur Orban përmendi fjalën armëpushim, u sulmua sikur të ishte një fjalë e pisët. Kjo fjalë u zbuluara në diplomacinë evropiane dhe çdo kush foli për të por ishte shumë vonë. Evropa duhet të ketë autonominë e saj. Unë besoj pavarësinë, por së paku autonominë, politikën e saj të jashtme, planin e paqes dhe të bëjë luftën.
Unë jam më i gjati mes të gjithëve, përfaqësoj një vend shumë të vogël për të luajtur çfarëdolloj roli. Flas të llojit që mund të ndryshojë trajektoren. Si evropian që përfaqësoj një vend të vogël, unë besoj se më duhet tu dal për zot mendimeve të mija dhe vendit tim. Nëse mendimi im është i gabuar nuk vjen asnjë dëm, por nëse mendimet e tyre që nuk janë kaq të gjatë sa unë por kanë pas vende të mëdha janë gabim ,është problem i madh.
Jeni nga Italia jeni nga një Shqipëri e madhe nga shumë mënyra. Italianët janë shqiptarët e veshur me Verache. Meloni do të ishte shumë dakord. Keni një kryeministre një grua të shkëlqyer, nuk është e gjatë por kur merr fjalën, është më e gjatë se unë. Në sytë e tu shoh shumë të majtë,” tha Rama.
Në Forumin e Paqes, kryeministri Edi Rama komentoi takimin mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij kinez Xi Jinping, duke thënë me humor se nuk kishte pasur kohë t’i telefononte për t’i pyetur mbi planet e tyre. Ai theksoi se një marrëveshje mes dy superfuqive do të ishte pozitive për botën, ndërsa një konflikt do të sillte pasoja negative.
“Unë nuk fola me ta sepse siç ju thashë isha në Riad dhe nuk pata kohe ti thosha çfarë do bëni nesër. Por vlerësimi imi është shumë i thjeshtë, çdo marrëveshje mes tyre është i mirë për të gjithë dhe çdo konflikt mes tyre është i keq për të gjithë.
E dini atë thënie që kur Amerika teshtin bota kollet, kur Kina teshtin bota futet në karantinë. Kështu që duhet të bëhen bashkë për më të mirën e botës”, tha Rama.