Vendosni fjalën kyçe....

“Nestoni Angoni 1 do jetë lule krahasuar me Nesti Angonin 2, prisni, prisni” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha tha në Kuvend së Kushtetuta në Shqipëri është kthyer në letër të vdekur nga kryeministri Rama e shumica socialiste.  

Ai tha se të drejtat dhe liritë themelore në vend nuk ekzistojnë.

Më tej Berisha shtoi se sistemi i drejtësisë është në kolaps dhe se qytetarët duhet të presin 16 vite për një proces gjyqësor.

“Sot debatojmë për raportin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit në një vend ku Kushtetuta është një letër e vdekur dhe të drejtat më themelore të njeriut, disa ndër më kryesoret, faktikisht janë të humbura. Janë inekzistente. Në asnjë vend tjetër të planetit nuk ndodh që qytetarët të presin 16 vite për një proces gjyqësor. Kjo është për të qarë. Kjo ka sjellë vetëgjyqësi, 180 vrasje dhe 220 plagosje si pasojë e mungesës së drejtësisë. Dy gjëera do e ndjekin Edi Ramën deri ditën e fundit. Djegësi i Tiranës. Prokurori që ka pasur dosjen e djegësit të Tiranës dhe e mban prej vitesh ka thënë se nuk e çon dot më tej sepse duhet të akuzojë Edi Ramën. Tani po dalin Nesti Angonët. Prisni, prisni se Nesto Angoni 1 do jetë lule krahasuar me Nesti Angonin 2.” – tha Berisha.