Vendosni fjalën kyçe....

“Ç’dreqin bëre?” – Prapaskenat e përplasjes Obama-Pelosi pas mbështetjes së Harris-it në garën presidenciale


Ish-presidenti Barack Obama nuk ishte aspak i kënaqur që ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, mbështeti zëvendëspresidenten Kamala Harris një ditë pasi presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara presidenciale.

Në librin e tij të ri, Retribution (Hakmarrja), gazetari i ABC News, Jonathan Karl, dha hollësi të reja mbi atë që ishte gjerësisht e njohur, se Obama nuk dëshironte një kurorëzim të shpejtë të Harris, por përkundrazi “një proces” për të përcaktuar se kush do bëhej kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024.

The Daily Mail siguroi një kopje paraprake.

Obama i telefonoi Pelosi-t menjëherë pasi mbështetja e saj për Harris u bë publike.

“Familja Obama nuk ishte e lumtur,” i tha Karl-it një i besuar  Pelosi-t.

“Ky person e përmblodhi mesazhin e Obamës për Pelosi-n si: “Çfarë dreqin bëre?!'”

Pelosi iu kthyer ish-presidentit demokrat duke i thënë: “Treni është nisur tashmë.”

Mbështetja e saj për Harris kishte ardhur si një surprizë për Obamën sepse ai dhe Pelosi kishin qenë në “komunikim të rregullt” ndërsa dukej se Biden, atëherë 81 vjeç, po afrohej drejt vendimit për t’u tërhequr nga gara, dhe “ata kishin rënë dakord që Harris nuk duhej thjesht t’i jepej nominimi pa sfidë,” shkruan Karl.

“Prandaj, Obama dhe Pelosi, ndoshta dy figurat më me ndikim në Partinë Demokratike, kishin rënë dakord privatisht të abstenonin nga çdo mbështetje,” tha reporteri.

Presidenti Joe Biden pati një debat tmerrësisht të keq kundër Trump më 27 qershor 2024, i ndjekur nga një intervistë me George Stephanopoulos të ABC News, në të cilën ai nuk mund të thoshte nëse e kishte parë paraqitjen e tij në debat. Më pas, ai bëri disa gafa që ngritën jo pak vetullat, duke përfshirë thirrjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky “President Putin” në samitin e NATO-s dhe duke iu referuar Harris-it si “Zëvendëspresidenti Trump”.

Këto gabime nuk e ndihmuan Biden-in të adresonte shqetësimet për kompetencën mendore, dhe më pas ai u prek nga Covid-19 gjatë një udhëtimi në Las Vegas, duke e lënë atë aq fizikisht të dobët saqë dukej se agjentët e Shërbimit Sekret duhej ta ndihmonin të hynte në makinën që e çoi në shtëpinë e tij të pushimit në Rehoboth Beach, Delaëare, në mënyrë që të shërohej.

Ishte nga atje ku ai vendosi të ndërpresë garën e tij për rizgjedhje, duke nxjerrë një deklaratë më 21 korrik dhe më pas duke mbështetur Harris-in menjëherë pas kësaj.

Rreth orës 1 pasdite të ditës tjetër, Pelosi mbështeti Harris-in, duke e lënë Obamën të pakënaqur.

“Ish-presidenti donte të dinte se çfarë kishte ndodhur. Pse Pelosi kishte lëshuar një deklaratë duke mbështetur Harris-in kaq shpejt? A nuk kishin rënë dakord ai dhe Pelosi ditë më parë se ishte një gabim që krerët e partisë të mbështesnin zëvendëspresidenten si zëvendësuese të Biden-it?” shkroi Karl.

Një burim pranë Obamës i tha Karl-it se ish-presidenti në të vërtetë nuk ishte i zemëruar me Pelosi-n për mbështetjen, duke e karakterizuar bisedën si një “ngacmim me shaka”.

Por burimi pranë kongresmenes nga Kalifornia e kujtoi ndryshe, duke përmendur se Obama dukej” “vërtet i irrituar” nga lëvizja e Pelosi-t, duke përdorur fjalën me katër shkronja “fuck” për të përshkruar tonin.

Një këshilltar i lartë i Biden-it, i cili kishte punuar edhe në Shtëpinë e Bardhë të Obamës, i tha Karl-it se arsyeja e vërtetë pse Obama nuk donte që Pelosi të mbështeste Harris-in kaq shpejt ishte se ish-presidenti nuk mendonte se zëvendëspresidentja mund të fitonte.

Dikush edhe më afër Pelosi-t u befasua gjithashtu nga vendimi i ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve dhe ai ishte bashkëshorti i vetë Pelosi-t.

“Kamala?” e pyeti Paul Pelosi gruan e tij, raportoi Karl.

“Mos fillo edhe tei tani,” u përgjigj Nancy Pelosi në një bisedë menjëherë pasi mbështetja e saj për zëvendëspresidenten u bë publike.

Pelosi nuk kishte qenë kurrë një fanse e madhe e Harris-it dhe i kishte thënë privatisht Biden-it në vitin 2020 se kishte rezerva për zgjedhjen e koleges së saj nga Kalifornia si kandidate për zëvendëspresidente.

Por me demokratët me peshë si Bill dhe Hillary Clinton, kongresmenia Alexandria Ocasio-Cortez dhe sfidantë potencialë si Guvernatori i Pensilvanisë Josh Shapiro, Guvernatori i Kalifornisë Gavin Neësom dhe Guvernatorja e Miçiganit Gretchen ëhitmer që mbështetën shpejt Harris-in, “ajo nuk kishte zgjidhje,” shkroi Karl.

“Asnjë kandidat tjetër nuk kishte dalë ende, Kamala Harris ishte e vetmja. E vetmja gjë që Pelosi mund të bënte ishte të përpiqej ta ndihmonte atë të fitonte zgjedhjet,” tha Karl.

Obama dhe gruaja e tij, ish-Zonja e Parë Michelle Obama, bënë të njëjtin vlerësim ditë më vonë, duke e mbështetur zyrtarisht Harris-in në një video fushate pesë ditë pasi Biden doli nga gara e vitit 2024.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Daily Mail