
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar zëvendëskryeministren Belinda Balluku për përfshirje në abuzime masive me fondet publike, duke deklaruar se në dosjen hetimore të SPAK ndaj saj figurojnë 2.2 miliardë euro dëme.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Berisha tha se pavarësisht shifrës së lartë të abuzimeve, Balluku do të merret e pandehur vetëm për një aferë që kap vlerën e 1 milion eurove, ose edhe më pak.
Ai hodhi dyshime të forta për mbylljen e dosjeve në Prokurorinë e Posaçme përmes pagesave korruptive.
“Në dosjen e Lubi Ballukut janë të qarta si kristali mbi 2.2 miliardë euro. Lubia do të merret e pandehur për 1 milion euro, apo mbase dhe më pak. E vërteta është se dosjet mbyllen me qese parash dhe kjo është e tmerrshme për këtë vend” – deklaroi Berisha.