Vendosni fjalën kyçe....

Vritet kamarieri pas sherrit me kuzhinierin në një lokal në Tiranë


Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e së martës në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë, ku një konflikt i çastit mes dy punonjësve të një lokali ka përfunduar me vrasje.

Sipas informacioneve paraprake, sherri ka ndodhur mes kamarierit Indrit Salillari dhe kuzhinierit Filip Shehu, të dy të punësuar në të njëjtin ambient.

Gjatë debatit, Shehu ka goditur me thikë Salillarin, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Viktima u transportua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë pak më vonë.

Autori i dyshuar, Filip Shehu, është arrestuar menjëherë nga forcat e policisë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim.

Ende nuk dihen arsyet e konfliktit mes dy punonjësve, por policia ka marrë në pyetje dëshmitarë dhe po verifikon pamjet e kamerave të sigurisë në ambientin ku ndodhi ngjarja.