
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së martës në lagjen e Kalasë në Berat, ku një konflikt mes dy personave ka përfunduar tragjikisht.
Viktima është një 42-vjeçar nga Tirana, i identifikuar si K. H., i cili u godit për vdekje me thikë nga një 63-vjeçar me inicialet K. M., i njohur edhe si K. H., banues në lagjen “Barrikadë” të qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 15:10 pas një debati për motive të dobëta mes dy personave.
Autori dyshohet se ka përdorur një mjet prerës gjatë konfliktit, duke i shkaktuar plagë fatale viktimës, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.
Autori, i cili ka precedentë penalë për një vrasje të mëparshme me thikë në Greqi, është ende në arrati. Shërbimet e Policisë së Beratit janë vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e 63-vjeçarit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për sigurimin e provave materiale që do të ndihmojnë në dokumentimin ligjor të krimit.
Kjo është vrasja e tretë me thikë që ndodh brenda pak orësh të ditës së sotme në Shqipëri.
Më herët gjatë ditës, në Tiranë, një kamarier u vra nga kuzhinieri i lokalit pas një sherri të çastit në zonën e “Komunës së Parisit”.
Po ashtu, në Durrës, një tjetër ngjarje e ngjashme përfundoi me vdekje, ku djali qëllio me thikë të atin.