Vendosni fjalën kyçe....

Reshje bore në zonat e thella të Dibrës, rikthehet energjia pas ndërprerjeve të përkohshme



Zonat e thella të Qarkut të Dibrës janë përfshirë nga reshje bore gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm.

Bora ka vijuar me intensitet në lartësi mbi 900 metra mbi nivelin e detit, duke krijuar vështirësi në qarkullim në disa akse rurale.

Sipas burimeve lokale, në disa fshatra janë shënuar mungesa të përkohshme të energjisë elektrike për shkak të motit të keq, por falë ndërhyrjes së ekipeve të specialistëve, furnizimi me energji është rikthyer.

Autoritetet lokale po monitorojnë situatën për shkak të parashikimeve për vijim të reshjeve edhe në orët në vijim.