Vendosni fjalën kyçe....

Kapet pas dy orëve 25-vjeçari që vrau babanë në Durrës


Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit këtë të martë, ku një 25-vjeçar vrau me thikë babanë e tij dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

 Pas një ndjekjeje që zgjati rreth dy orë, forcat e Policisë së Durrësit arritën të lokalizonin dhe të arrestonin autorin e dyshuar.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, lokalizuan të riun në lagjen nr. 13 të qytetit.

Autori i dyshuar është identifikuar si Marjan Kodheli, 25 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Gjatë kontrollit, efektivët i gjetën dhe i sekuestruan 25-vjeçarit mjetin prerës (thikën) me të cilën dyshohet se kreu krimin.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore.