Është arrestuar 63-vjeçari Kristo Mema, i cili akuzohet se qëlloi për vdekje me thikë 42-vjeçarin Keli Hoxha.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Kala” në Berat, ku viktima dhe autori i akuzuar kanë debatuar për fotot dhe xhirot me kalin e Memës.
Ky i fundit u gjet i fshehur në Shpellën e Memecit pranë Kishës, përballë Urës së Goricës.
