Vendosni fjalën kyçe....

Mblidhet grupi parlamentar i PD-së para seancës plenare



Sot është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ku pritet të diskutohet një sërë çështjesh aktuale politike. Kreu i partisë, Sali Berisha, u paraqit i fundit në mbledhje.

Në fillim, ishte planifikuar që një pjesë e diskutimeve të ishte e hapur për mediat, por më pas gazetarët u njoftuan që të dilnin nga salla.

Mbledhja e grupit parlamentar vjen në një ditë të ngarkuar, pasi sot zhvillohet edhe seanca plenare në Kuvend. Në foltore do të raportojnë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela dhe drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, i cili do të prezantojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Raportimi i Dumanit pritet të jetë ndër më të ndjekurit dhe më të diskutuarit politikisht. Opozita, e udhëhequr nga Berisha, pritet të kërkojë llogari për hetimet që kanë përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë, ndërsa maxhoranca nuk pritet ta presë me entuziazëm, duke qenë se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është aktualisht nën hetim nga SPAK.