Vendosni fjalën kyçe....

Blushi: Dumani luajti melodinë e turpit, grabitjet vazhdojnë me Tigrat e Banglaeshit, Eco Parkun e inceneratorët


Akuzave të kreut të PD-së Berisha ndaj kreut të SPAK-ut Dumani iu bashkuan edhe deputetë të tjerë të opozitës. 

Ai i Partisë së Lirisë Tedi Blushi tha se Dumani mbron aferat e Ramës dhe ministrave të tij ndërsa theksoi se kreu i partisë Mta mbahet në qeli pa asnjë provë.

Altin Dumani, luajti sot në këtë sallë, melodinë e turpit, atë të mbulimit të aferave të Ramës dhe kjo për lejuar vjedhjet e tij. Për cfarë suksesesh të SPAK mund të flasim sot, ku jemi vendi i parë në Europë dhe vendi i dytë për ryshfet. Ndërsa Dumani raportonte këtu për sukseset imagjinare, 90 mijë euro u grabitën edhe sot nga inceneratori fantazëm i Tiranës. 95 mijë euro u grabitën sot nga ‘Tigrat e Bangladeshit’ në Vlorë. Ndërkohë asnjë fjalë për vjedhjen e fondeve të IPARD, Eco Park, për aeroportin e Vlorës, për miliardat e zhdukur të rindërtimit. Të gjitha këto, të cojnë tek një emër, Edi Rama. Por kur bëhet fjalë për kundërshtarët politikë, hetimet ecin me shpejtësi marramendëse. Rrëmbimi kriminal dhe burgosja e Ilir Metës, është dëshmia e kapjes dhe shpërfytyrimit të shtetit ligjor. Ish-presidenti i Republikës, mbahet në një izolim ekstrem, pa prova dhe jo për faktin se ka vjedhur, abuzuar me detyrën, por se Edi Rama urdhëroi SPAK-un nga tribuna e PS-së, që ta arrestonte dhe ta rrëmbente politikisht përpara zgjedhjeve farsë të 11 majit.”, tha Blushi.