Vendosni fjalën kyçe....

Balluku pritet të paraqitet sot në SPAK



Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka regjistruar zëvendëskryeministren Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”.

Sipas burimeve, Balluku është thirrur të paraqitet sot në ambientet e SPAK, e shoqëruar nga një avokat mbrojtës, megjithatë ende nuk është bërë e ditur nëse ajo do të paraqitet.

Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat — një praktikë që zakonisht paraprin komunikimin zyrtar të një akuze penale.

Belinda Balluku ushtron detyrën e zëvendëskryeministres që prej korrikut 2022, si dhe atë të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë që nga janari 2019.