Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Do t’u japim zgjidhje hyrjeve të vendstrehimeve, janë kthyer në shqetësim për banorët



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në cilësinë e bashkëdrejtuesit politik të fushatës për Bashkinë e Tiranës në Njësinë 5, ka njoftuar një nismë për sistemimin e hyrjeve të vendstrehimeve të dikurshme, të cilat prej vitesh janë kthyer në problem për banorët e zonës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar me një foto të tij para një ish-transheje, Balla theksoi se kjo situatë do të marrë zgjidhje në bashkëpunim me institucionet përkatëse.

“Me Bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliun dhe Ministrinë e Mbrojtjes do t’i japim një zgjidhje përfundimtare hyrjeve të vend-strehimeve, të cilat janë kthyer në një shqetësim të madh për banorët, si vend depozitimi mbetjesh apo dhe më keq akoma,” – deklaroi Balla.

Sipas tij, nisma synon pastrimin dhe sistemimin e këtyre hapësirave, për t’i kthyer ato në ambiente të sigurta dhe të përdorshme për komunitetin, në përputhje me standardet e mbrojtjes civile dhe planifikimit urban.