Ish-zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka lënë të kuptohet se mund të bëjë një tjetër përpjekje për Shtëpinë e Bardhë në një intervistë për BBC-në, duke thënë se ajo do jetë presidente “ndoshta” një ditë duke shprehur besimin se Amerika do e shohë një grua në Zyrën Ovale në të ardhmen.
Harris dha shenjën më të qartë deri tani se mund të nisë një tjetër fushatë presidenciale në vitin 2028, pas humbjes së saj në vitin 2024 ndaj presidentit Donald Trump, gjatë një interviste me Laura Kuenssberg të BBC-së, e cila do transmetohet të dielën.
“Unë nuk kam mbaruar ende,” tha ish-zëvendëspresidentja.
“Unë kam jetuar tërë karrierën time duke u shërbyer njerëzve dhe e kam në palcë,” shtoi ajo.
Duke iu drejtuar sondazheve që e vendosin atë pas të tjerëve për primaret Demokratike, Harris tha se i kushton pak vëmendje numrave të tillë, duke thënë: “Nëse do t’i dëgjoja sondazhet, nuk do kisha garuar për postin tim të parë, ose postin tim të dytë dhe sigurisht që nuk do të isha ulur këtu.”
