
Ka përfunduar afati për regjistrimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, të cilat do të zhvillohen në pesë bashki të vendit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në përfundim të afatit të djeshëm, janë depozituar të gjitha dokumentet e kandidimit nga partitë politike dhe kandidatët e pavarur.
Sipas listës zyrtare të KQZ-së, kandidatët që do të garojnë janë:
Bashkia Vlorë:
Dionis Sota (propozuar nga zgjedhësit)
Brunilda Mersini (Partia Socialiste)
Bashkia Berat:
Pavlo Shkarpa (propozuar nga zgjedhësit)
Ervin Ceca (Partia Socialiste)
Bashkia Cërrik:
Florenc Doka (Partia Socialiste)
Eligert Hima (Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”)
Amarildo Hoxha (propozuar nga zgjedhësit)
Bashkia Mat:
Altin Bojni (Partia Socialiste)
Eduart Brahilika (propozuar nga zgjedhësit)
Suzana Pasha (propozuar nga zgjedhësit)
Bashkia Tepelenë:
Gramoz Sako (Partia Socialiste)
Gabriel Guma (propozuar nga zgjedhësit)
KQZ pritet të verifikojë dokumentacionin dhe të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve që do të marrin pjesë në garën e 9 nëntorit.