Pala greke në pikën kufitare të Kakavijës do zhvillojë një grevë në datën 27 tetor nga ora 6 e mëngjesit deri në oën 10 të paradites.
Gjatë këtyre katër orëve në këtë pikë kufitare nuk do ketë lëvizje makinash e do lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe ose makinat që kanë emergjenca shëndetësore.
Njoftimi i plotë i PKK-së Kakavijë
“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga pala greke se më datë 27.10.2025, nga ora 06:00 deri në orën 10:00 (me orën shqiptare), në pikën kufitare nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve.
Sipas burimeve, do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete në orare të tjera të ditës.”
