Sipas medias gjermane Bild, ministri i Jashtëm Johann Wadephul e anuloi vizitën e parashikuar në Kinë pasi atje askush nuk dëshiron ta takojë.
Njoftimi për anulimin e vizitës u bë nga një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të premten.
“Ne po e shtyjmë udhëtimin për një datë të mëvonshme,” shpjegoi ajo para se të shtonte: “Pala kineze, përveç një takimi të ministrit me kolegun e tij Wang Yi, nuk kishte konfirmuar takime të tjera të mjaftueshme.”
Vizita e Wadephul pritej të sillte diskutime të rëndësishme mes palëve si kufizimet tregtare të Kinës për metalet e rralla dhe gjysmëpërçuesit, që shkaktojnë shqetësime të mëdha në ekonominë gjermane.
Zëdhënësja tha se “pikërisht në këto ditë” kishte shumë tema që Gjermania do të kishte dashur t’i diskutonte me palën kineze.

