Vendosni fjalën kyçe....

SPAK nis hetim penal për abuzimet me fondet IPARD II


Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka konfirmuar zyrtarisht se ka regjistruar një procedim penal lidhur me dyshimet për abuzime me fondet e programit IPARD II.

Sipas njoftimit, çështja ndodhet aktualisht në fazën e hetimeve paraprake.

I pyetur nga mediat për datën e regjistrimit të procedimit apo për emra konkretë të përfshirë, SPAK ka refuzuar të japë detaje, duke theksuar se “për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjë publike informacione të mëtejshme”.

Programi IPARD II është një instrument financiar i Bashkimit Europian për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural në vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë.

Hetimi i nisur nga SPAK pritet të hedhë dritë mbi mënyrën e përdorimit të këtyre fondeve dhe mbi çdo shkelje të mundshme që ka ndodhur gjatë zbatimit të projekteve.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal dhe çështja është në fazën e hetimeve paraprake.

Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjë publike informacione të mëtejshme”-thuhet në përgjigjen e SPAK.