Vendosni fjalën kyçe....

“Koncesioni i aeroportit të Vlorës skandal i përmasave të mëdha, lubi Balluku e Rama vodhën miliona euro” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha akuzoi ministren e Infrastrukturës Balluku e kryeministrin Rama për koncesionin e aeroportit të Vlorës.

Ai tha nga selia blu se koncesioni në fjalë është i përmasave shumë të mëdha dhe në të janë vjedhur qindra milionë euro.

“Një skandal i përmasave shumë të mëdha, të paqarta akoma, ka shpërthyer. Ky është skandali i aeroportit të Vlorës. Skandali i aeroportit të Vlorës tejkalon si skenar, çdo skenar tjetër të zhvilluar deri më sot. Një ditë të bukur, Edi Rama me lubi Ballukun vendosin të vjedhin qindra miliona dhe shpallin aeroportin më të madh në Ballkan, Vlorën. Dy ministre refuzojnë në mënyrë të prerë për të firmosur për këtë mashtrim, më të madhin në Ballkanin. Për shkak të high risk, kishin përcaktuar aty 120 mln garanci biletash që do i ndanin me njëri-tjetrin. Përsëritet tenderi dhe nuk është më 120 por 140 mln euro garanci biletash. Rama, Taulant Balla, dhe Balluku, po punojnë fort këto javë për një ortak. E kam denoncuar këtë krim, të paktën 4-5 herë. Nuk kam ditur këto punët e ortakëve. Është dhënë garanci për biletat. Për të mbuluar vjedhjet e saj, ajo thoshte shqiptarëve; është aeroporti më i madh në Ballkan. Po zhvillohet një skenar si në Netflix. Por me personazhe të vërteta.”, tha Berisha.