Vendosni fjalën kyçe....

Kanada, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga bashkëshorti, autorin e qëllon policia gjatë arratisjes



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brampton të Kanadasë, ku një 29-vjeçare shqiptare, Savannah Kulla, është qëlluar për vdekje me armë nga bashkëshorti i saj, Anthony Deschepper, 38 vjeç.

Mediat kanadeze raportojnë se ngjarja ndodhi në një parking, ku burri e qëlloi të renë, nënë e katër fëmijëve, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas krimit, Deschepper mori një prej fëmijëve të tyre dhe tentoi të largohej me automjetin e tij, por u ndalua nga policia. Në përpjekje për ta arrestuar, oficerët qëlluan ndaj tij, duke e ekzekutuar në vendngjarje.

Tragjedia ka tronditur komunitetin e Brampton, ndërsa autoritetet kanadeze vijojnë hetimet për të zbardhur motivet e ngjarjes dhe për të kuptuar rrethanat që çuan në këtë akt të rëndë dhune.