Vendosni fjalën kyçe....

Projekti TID në Durrës, Zhupa kërkon interperlancë me ministrin Gonxhja


Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me ministrin Gonxhja lidhur me projektin TID në Durrës, projekt i financuar nga bashkia e Durrësit, qeveria dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit.

Sipas kryetares së Komisionit të Kulturës, projekti në fjalë ngre shqetësime mbi ndikimin te banorët e zonës dhe trashëgiminë kulturore.

Në cilësinë e kryetares së komisionit të Kulturës dhe Turizmit kam kërkuar interpelancë me ministrin Blendi Gonxhe mbi projektin “Restaurimi dhe rikualifikimi urban i zonës perspektive TID në Durrës”, i financuar nga qeveria shqiptare, Bashkia e Durrësit dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)

Ky projekt, ndonëse prezantohet si iniciativë për “rijetëzim turistik”, ka ngritur shqetësime serioze në lidhje me ndikimin e tij mbi banorët aktualë të zonës në Durrës, trashëgiminë kulturore, si dhe mënyrën e zhvillimit të tij dhe inpaktin real në turizëm.

Mbi 70 familjeve që jetojnë në zonën ku parashikohet zbatimi i projektit u është kërkuar të largohen, duke hyrë në një proces shpronësimi, me qëllim lirimin e hapësirave për ndërhyrjet që parashikon projekti TID. Këta banorë janë pronarë të ligjshëm, që kanë trashëguar apo përfituar pasuritë në përputhje me legjislacionin shqiptar.

Interpelancën e kam kërkuar për të marr përgjigje publike për një sërë pikëpyetjesh të natyrës kushtetuese, ligjore, sociale dhe ekonomike, të cilat lidhen me:

1- Transparencën dhe konsultimin me komunitetin përfitues dhe të prekur;

2- Raportin e projektit me Planin e Përgjithshëm Vendor dhe me legjislacionin për trashëgiminë kulturore;

3- Vlerësimin real të ndikimit në turizëm në raport me dëmtimin e strukturës historike dhe sociale të qytetit;

4- Procesin e shpronësimeve dhe dëmshpërblimeve për banorët, si dhe garancitë për të drejtat e tyre pronësore.

Prioriteti im dhe i Partisë Demokratike do jetë gjithmonë mbrojtja e interesit  të qytetarëve, lartësimi i trashëgimisë kulturore dhe një turizëm i qëndrueshëm që respekton historinë dhe banorët lokal. – shkruan Zhupa.