
Udhëheqësit e kombeve evropiane, përfshirë Britaninë, Francën, Gjermaninë, Ukrainën dhe Bashkimin Evropian, lëshuan të martën një deklaratë të përbashkët duke shprehur mbështetje për Ukrainën dhe përpjekjet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftimeve atje, shkruan Reuters.
“Ne e mbështesim fuqimisht qëndrimin e Presidentit Trump që luftimet duhet të ndalen menjëherë dhe se linja aktuale e kontaktit duhet të jetë pika fillestare e negociatave”, thuhet në deklaratën e publikuar nga qeveria britanike.
“Ne duhet të rrisim presionin mbi ekonominë dhe industrinë e saj të mbrojtjes të Rusisë, derisa Putini të jetë gati të bëjë paqe. Ne po zhvillojmë masa për të përdorur vlerën e plotë të aseteve sovrane të palëvizura të Rusisë në mënyrë që Ukraina të ketë burimet që i nevojiten.”