“Pas gati një dekade nga miratimi i paketës kushtetuese, një gjë mund të themi me siguri se kemi bërë gjënë e duhur, jeni në rrugën e duhur por ka edhe shumë punë për të konsoliduar reformën dhe që rezultatet e saj të jenë sa më të prekshme dhe të besueshme për qytetarët.
Reforma në drejtësi ishte rezultat i një pune të gjatë dhe shumë impenjative.
Zbatimi i saj ka kaluar në një rrugë të gjatë me debate, rezistence, keqkuptimesh dhe presionesh të gjithanshme, e natyrshme për përmasat e një reforme të tillë.
Reforma në drejtësi është trasnformimi më i thellë institucional në Shqipëri dhe kushti kyç për përparimin evropian.”, tha Xhafaj.
Më pas, ai renditi një sërë risish që solli reforma, duke nisur nga ndarja e pushteteve. Pavarësinë e gjyqësorit, Xhafaj e cilësoi si arritjen e parë dhe më të madhe.
“Ka sërë problemesh që janë identifikuar nga institucionet e drejtësisë dhe ca më tepër edhe vetë qytetarët. Ndër to janë realisht sfida. Është serioze dhe ndikim të ndjeshëm te qytetarët, biznesi dhe kohëzgjatja e afatit të çështjeve në gjykim, një dukuri jo e re për ne.
Vakancat në sistem janë shkak i fortë për këtë situatë. Integriteti, kontrolli i brendshëm, eficenca dhe profesionalizmi në hetim, diuxhitalizimi i sistemeve, respekti i palëve në proces apo garantimi i aksesit në drejtësi te qytetarët mbeten ende ndër problematikat kryesore që duhen trajtuar.
Kalimi i vettingut dhe pavarësia e garantuar me kushtetutë nuk mund të jetë mburojë justifikimi përballë detyrimit kushtetues për zbatimin.
Për më shumë llogaridhënie dhe transparencë të institucioneve që qeverisin dhe menaxhojnë sistemin e drejtësisë. Sfidat lidhen edhe me bashkëpunimin ndërmjet institucioneve.
Sidomos nga dy këshillat drejtuese. Sfida për ndryshimin e mentalitetit të njerëzve që shërbejnë në sistem është kyç në këtë proces.
Reforma synon të zgjidhë shumë aspekte të ndërtimit, dhe me efekte pozitive por mënyra e të menduarit, qasja dhe kultura e shërbimit në këto institucione janë sfida më e vështirë e këtij procesi që me sa duket do të kërkojë kohën e vet. Është jetike të reagojmë në kohë mbi këto dukuri.
Sistemi sot ka nevojë si bima për ujin për debatin e brendshëm konstruktiv, kritikën dhe oponencën proporcionale. Edhe debatet ndërmjetet pushteteve duhen konsideruar kur zhvillohen brenda normave.
Prirja për të qëndruar larg ndërmjet bashkëveprimit është qasje e gabuar. Përvoja e këtyre viteve në zbatimin e reformës dikton nevojën për të ndryshuar edhe procesin e koordinimit, monitorimin dhe mbikëqyrjen parlamentare. Kuvendi ka rol parësor për reflektim dhe veprim.
Është momenti për reflektim përmes një analize se çfarë është bërë dhe po bëhet, por edhe çfarë duhet bërë në vijim. “, tha ai.


