Vendosni fjalën kyçe....

Dy shqiptarë ndalohen në Itali me armë të vjedhur dhe pajisje policie të rreme



Policia italiane ka ndaluar në Borgo Panigale dy shtetas shqiptarë, 34 dhe 37 vjeç, të cilët u kapën me një armë zjarri të vjedhur dhe municione brenda automjetit të tyre tip Volkswagen Golf.

Gjatë kontrollit, autoritetet italiane zbuluan se 34-vjeçari mbante me vete një armë zjarri që rezultoi e vjedhur, si dhe një dritë dore që përdorej për të simuluar kontrolle të rreme policore. Ai u arrestua dhe po hetohet për posedim të paligjshëm të armës së zjarrit, pranim të mallrave të vjedhura dhe mbajtje të pajisjeve me simbole zyrtare të falsifikuara.

Ndërkohë, 37-vjeçari tentoi të largohen me forcë gjatë ndalimit, duke plagosur disa policë dhe dëmtuar automjetin e tyre. Ai akuzohet për rezistencë ndaj arrestimit, dëmtim me dashje të pronës publike dhe dhunë ndaj efektivëve të policisë.

Të dy shqiptarët ndodhen në duart e drejtësisë italiane, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ata janë të përfshirë në aktivitetet të tjera kriminale.