Vendosni fjalën kyçe....

Delegacioni më i madh i SHBA-së në histori merr pjesë në Kongresit e 39-të Sionist në Jerusalem


Lëvizja Sioniste Amerikane (AZM), dega në SHBA e Organizatës Botërore Sioniste (ëZO), njoftoi të hënën se Kongresi i 39-të Botëror Sionist do mblidhet në datat 28–30 tetor 2025, në Jerusalem – duke bashkuar udhëheqës dhe delegatë hebrenj nga më shumë se 40 vende për tubimin më të madh global sionist të këtij lloji.

Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, do mbajë një fjalim në një drekë të organizuar nga Lëvizja Sioniste Amerikane (AZM) para hapjes së Kongresit, ku do flasë për lidhjet e qëndrueshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit dhe rëndësinë e angazhimit amerikan në çështjet sioniste globale.

I njohur si “Parlamenti i Popullit Hebre”, Kongresi do bashkojë përfaqësues nga çdo rrymë e jetës fetare, politike dhe kulturore hebraike për të vendosur prioritetet globale sioniste dhe për të alokuar më shumë se 1 miliard dollarë në vit për forcimin e Izraelit dhe komuniteteve hebraike në mbarë botën. Këtë vit, Shtetet e Bashkuara do dërgojnë 155 delegatë dhe afërsisht 100 zëvendësues, përfaqësimi më i madh amerikan në historinë e Kongresit.

Kongresi i 39-të do mbahet 128 vjet pas tubimit të parë të thirrur nga Theodor Herzl në Basel në 1897, i cili nisi lëvizjen moderne sioniste. Në një epokë të shënuar shpesh nga polarizimi, Kongresi shërben si një shprehje e gjallë e demokracisë hebraike – duke demonstruar se larmishmëria e mendimit dhe uniteti i qëllimit mund të bashkëjetojnë në ndjekje të një të ardhmeje të përbashkët për Izraelin dhe popullin hebre.

Si i vetmi forum demokratik global ku hebrenjtë në mbarë botën zgjedhin përfaqësues për të ndikuar në institucionet kombëtare të Izraelit, edukimin hebre dhe prioritetet e popullit, Kongresi shërben si urë lidhëse midis Izraelit dhe hebrenjve të botës.

Ambasadsori amerikan në Izrael Mike Huckabee

Tubimi pason një pjesëmarrje rekord në zgjedhjet e Kongresit Botëror Sionist në SHBA në fillim të këtij viti, në të cilat votuan më shumë se 224,000 hebrenj amerikanë, një rritje prej 80% nga viti 2020. Të 155 delegatët që dolën (që përfaqësojnë afërsisht një të tretën e Kongresit) do t’u bashkohen homologëve nga e gjithë bota për të diskutuar dhe vendosur mbi prioritetet kryesore që ndikojnë në jetën hebraike globale.

Delegacioni amerikan pasqyron larmishmërinë dhe vitalitetin e pabesueshëm të jetës hebraike në SHBA. Me moshë që varion nga 18 deri në 87 vjeç, delegacioni përfaqëson 22 shtete anembanë vendit – duke përfshirë Kaliforninë, Floridën, Illinoisin, Neë Jerseyn, Neë Yorkun, Teksasin, Mainen dhe Arkansasin, shkruan Ynet.

Mes delegacionit të SHBA-së janë 75 rabinë që përfaqësojnë rryma të ndryshme, së bashku me zyrtarë të zgjedhur, edukatorë dhe liderë komuniteti, angazhimi qytetar dhe udhëheqja e të cilëve forcojnë lëvizjen sioniste globale. Së bashku, këta përfaqësues mishërojnë frymën e angazhimit hebre amerikan – të ndryshëm në perspektivë, të bashkuar në qëllim.

“Në një kohë kur polarizimi dominon kaq shumë diskursin global, Kongresi Botëror Zionist qëndron si dëshmi se uniteti nuk do të thotë uniformitet,” tha Herbert Block, Drejtor Ekzekutiv i AZM-së.

“Hebrenj që përfaqësojnë çdo segment dhe pikëpamje po mblidhen në Jerusalem me një qëllim të përbashkët: forcimin e të ardhmes së Izraelit dhe popullit hebre. Kongresi na kujton se diversiteti është forca jonë dhe se zëri ynë kolektiv është vërtet i fuqishëm.”