Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se shfrytëzoi 30-vjeçaren për prostitucion, pranga 42-vjeçarit në Durrës


Një 42-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion një 30-vjeçare për një periudhë trevjeçare.

Sipas policisë, personi me iniciale F.I. dyshohet se e ka shfrytëzuar shtetasen në fjalë në Itali dhe Shqipëri.

Njoftimi

Kapet një 42-vjeçar që dyshohet se për 3 vjet, ka shfrytëzuar për prostitucion, brenda dhe jashtë vendit, një 30-vjeçare.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm, të kallëzimit të një shtetaseje 30 vjeçe, se ishte shfrytëzuar për prostitucion, në Shqipëri dhe në Itali, për rreth 3 vjet, nga shtetasi F. I., 42 vjeç, banues në Kavajë, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme mundësuan kapjen dhe vënien në pranga të 42-vjeçarit.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, bashkëpunuan me shërbimet sociale, me qëllim akomodimin e 30-vjeçares, në një qendër të përshtatshme për të.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.