Vendosni fjalën kyçe....

I shpërtheu granata teksa punonte tokën, plagoset 49-vjeçari në Pogradec


POGRADEC – Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e së hënës në fshatin Gështenjas, ku një 49-vjeçar është plagosur pasi dyshohet se i ka shpërthyer një granatë e vjetër ndërsa po punonte tokën me mjet bujqësor.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasi G. Y., 49 vjeç, është dëmtuar në trup si pasojë e shpërthimit dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, si dhe për të përcaktuar origjinën e granatës që dyshohet se ka mbetur në tokë nga periudha e kaluar.