Vendosni fjalën kyçe....

Aktori De Niro i pakënaqur me këshilltarin e Trump-it: S’më pëlqen fare


Të dielën në emisionin “The Weekend” të MSNBC, aktori Robert De Niro pohoi se këshilltari i lartë i presidentit Donald Trump, Stephen Miller, ishte një “nazist,” i cili po sillet si Joseph Goebbels, propagandisti i Adolf Hitlerit, shkruan Breitbart.

Moderatori Jonathan Capehart tha: “Ju thatë më herët, z. De Niro, për presidentin, ai nuk do ta lërë Shtëpinë e Bardhë. Kjo është pika ku unë dhe ju jemi në të njëjtën gjatësi vale.”

De Niro tha: “Nuk ka shans. Ne e shohim, ne e shohim atë gjatë gjithë kohës, ai nuk dëshiron të largohet. Ai e ka ngritur këtë me, mendoj se ai është Goebbels-i i kabinetit, Stephen Miller. Ai është një nazist. Po, është, dhe është hebre dhe duhet të ketë turp për veten e tij.”

Ai shtoi: “Është e gjitha marrëzi. Ne e dimë që është e gjitha raciste. Është e gjitha, ky është Trump. Nuk do ndryshojë me të. Çështja është se ne duhet të vazhdojmë të luftojmë dhe të shtyjmë derisa ai të largohet, pikë. Nuk ka rrugë tjetër. Ai nuk dëshiron të largohet nga Shtëpia e Bardhë.”