Presidenti amerikan Trump ka sulmuar atë kolumbian Gustavo Petro duke e quajtur drejtues karteli drogë që nxit prodhimin masiv të kokainës në vend.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë shkruan në Truth Social se Petro nuk bën asgjë për të ndaluar prodhimin e kokainës pavarësisht se merr subvencione nga SHBA-ja duke paralajmëruar për ndërprerjen e tyre.
Trump shkruan gjithashtu se Kolumbia duhet të ndalojë menjëherë kultivimin e kokainës, në të kundërt këtë do e bëjë ushtria amerikane.
“Presidenti Gustavo Petro, i Kolumbisë, është një udhëheqës i drogës i paligjshme që nxit fuqishëm prodhimin masiv të drogës, në fusha të mëdha dhe të vogla, në të gjithë Kolumbinë. Ky është bërë biznesi më i madh në Kolumbi, padyshim, dhe Petro nuk bën asgjë për ta ndaluar, pavarësisht pagesave dhe subvencioneve në shkallë të gjerë nga SHBA-ja që nuk janë gjë tjetër veçse një mashtrim afatgjatë i Amerikës. DUKE FILLUAR NGA SOT, KËTO PAGESA, APO ÇDO FORMË TJETËR PAGESE, OSE SUBVENCIONIM, NUK DO T’I BËHEN MË KOLUMBISË. Qëllimi i këtij prodhimi droge është shitja e sasive masive të produktit në Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar vdekje, shkatërrim dhe kaos. Petro, një udhëheqës me vlerësime të ulëta dhe shumë i papëlqyer, me një gojë të freskët ndaj Amerikës, bën mirë t’i mbyllë këto fusha vrasëse menjëherë, ose Shtetet e Bashkuara do t’i mbyllin ato për të, dhe kjo nuk do të bëhet me mirësjellje. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! Presidenti Donald J. Trump” – shkruan Trump.

