Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedi familjare në Maliq, ndërrojnë jetë nga asfiksia nënë e djali i mitur, në gjendje të rëndë vajza 6-vjeçare


Një tragjedi familjare ka ndodhur në Maliq, ku nënë e bir kanë gjetur vdekjen pas përfshirjes së banesës së tyre nga zjarri.

40-vjeçarja Merjeme Azisllari dhe djali i saj, 14-vjeçari Luka Azisllari, janë gjetur vdekjen ndërsa vajza gjashtëvjeçare është dërguar me shpejtësi drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar.

Njoftimi

“Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A. Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç. Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në spital. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Në vijim të informacionit të dhënë më parë, lidhur me zjarrin e rënë në banesën e shtetasit V. A., në bllokun nr. 3, Maliq, ju informojmë se: Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë dhe  14-vjeçari, ndërsa 6-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”.