
Një anije u përfshi nga flakët të shtunën në Gjirin e Adenit pranë Jemenit pasi u godit nga një predhë, tha ushtria britanike, me një raport që sugjeronte se ekuipazhi i saj po përgatitej ta braktiste anijen.
Incidenti vjen ndërsa rebelët Huthi të Jemenit kanë sulmuar anijen përmes korridorit të Detit të Kuq. Megjithatë, rebelët nuk e morën menjëherë përsipër këtë sulm.
Qendra e Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar e ushtrisë britanike lëshoi një alarm në lidhje me anijen, duke e përshkruar incidentin si të ndodhur rreth 210 kilometra në lindje të Adenit, shkruan AP.
“Një anije është goditur nga një predhë e panjohur, duke rezultuar në një zjarr”, tha UKMTO. “Autoritetet po hetojnë.”
Firma e sigurisë detare Ambrey e përshkroi anijen si një tanker me flamur të Kamerunit që ishte “në rrugë nga Sohar, Oman, për në Xhibuti”.
Ajo tha se trafiku radiofonik sugjeronte se ekuipazhi po përgatitej të braktiste anijen dhe se një përpjekje kërkim-shpëtimi ishte duke u zhvilluar. Ushtria izraelite tha se ishte në dijeni të sulmit ndaj anijes, por se nuk kreu asnjë operacion në zonë.