
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tepelenës, Gabriel Guma, i mbështetur nga Partia Demokratike, është prezantuar sot nga deputeti i opozitës Tritan Shehu.
Gjatë prezantimit, Shehu u shpreh se Guma përfaqëson ndryshimin që i duhet Tepelenës dhe se ai është “e ardhmja e asaj bashkie”.
“Tepelenë, Gabrieli është e ardhmja e asaj Bashkie! Ndryshimi i Tepelenës! Sot në prezantimin e kryetarit të ardhshëm të Bashkisë.
Suksese Tepelenës me Gabrielin!”, shkroi Shehu në një postim në rrjetet sociale.