
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në zonën e mbikalimit të Plepave, ku disa persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka humbur kontrollin, është përplasur dhe më pas ka përfunduar në korsinë e kundërt të lëvizjes, duke shkaktuar panik dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore dhe ambulancat, të cilat po u japin ndihmën e parë të plagosurve dhe po punojnë për normalizimin e trafikut në zonë.
Policia po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e personave të përfshirë në ngjarje.