Nga Deada Hyka
Gati dy vjet pas publikimit të raportit hetimor mbi keqpërdorimin e mundshëm të fondeve IPARD të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ka konfirmuar se hetimet kanë zbuluar parregullsi në zbatimin e programit.
Në një intervistë për “Monitor”, drejtoresha në detyrë e OLAF-it, Salla Saastamoinen, flet për gjetjet e hetimit, bashkëpunimin me autoritetet shqiptare dhe masat që janë ndërmarrë nga Komisioni Evropian, përfshirë ngrirjen e përkohshme të fondeve në pritje të reformave dhe veprimeve konkrete nga pala shqiptare.
Ajo ndalet gjithashtu te prioritetet e reja të OLAF-it në kontekstin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, rëndësinë e forcimit të institucioneve kundër korrupsionit, rrezikun nga kontrabanda dhe produktet e falsifikuara, si dhe rolin që teknologjitë e reja, përfshirë Inteligjencën Artificiale, mund të kenë në parandalimin e mashtrimeve.
Në fund, Saastamoinen thekson nevojën për rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi rolin e OLAF-it dhe nxit qytetarët shqiptarë të raportojnë çdo rast të dyshuar për abuzim me fondet e BE-së.
Kanë kaluar gati dy vjet që nga raporti në lidhje me keqpërdorimin e mundshëm të fondeve IPARD të alokuara për AZHBR-në. Do të donim të dinim se cili është dëmi financiar i vlerësuar?
Sa i takon Zyrës Evropiane kundër Mashtrimit, mendoj se është e rëndësishme të sqarojmë rolin tonë. Kjo shpjegon gjithashtu këto gjetje dhe mënyrën se si ato përdoren në këtë rast hetimi. Ne, si Zyra Evropiane kundër Mashtrimit, ndjekim paratë e Unionit.
Ne ndjekim fondet e Unionit dhe mund t’i ndjekim ato edhe jashtë Unionit, në vendet kandidate. Pra, kishim mandat për të identifikuar nëse kishte ndonjë shkelje me financimet e Unionit në Shqipëri në lidhje me fondet IPARD. Ne hetuam dhe gjetëm prova se kishte. Pastaj e ndjekim dhe mbi këtë bazë mund të japim rekomandime financiare dhe mund të japim gjetje gjyqësore.
Ne nuk marrim masa ndjekëse. Janë ata që mund të marrin vendime për anën financiare. Ne i dhamë rekomandimet tona Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian që është përgjegjëse për bujqësinë.
Dhe gjetjet tona ishin se mund të kishte një kriter mospranimi të mundshëm për financimin rreth 33 milionë euro.
Dhe meqenëse duhet ta bëjmë këtë, ekziston një interes i Komisionit Evropian për të mbrojtur fondet, kjo do të thotë që Komisioni dhe konkretisht Drejtoria e Përgjithshme e Bujqësisë morën vendimin për masa paraprake për të ngrirë fondet derisa Shqipëria të ndërmarrë masa të mjaftueshme dhe të nevojshme.
Dhe shuma totale ishte 112 milionë euro. Siç thashë, pjesa e ndjekjes gjyqësore është në dorë të gjyqësorit shqiptar.
Çfarë sfidash ka identifikuar OLAF-i deri tani në bashkëpunim me autoritetet shqiptare?
Është e kuptueshme që kur fillon bashkëpunimin për këto çështje praktike, në hetimin real, në rastet e para mund të mos jetë e qartë, për shembull, cili është roli, cili është mandati i saktë, cilat janë të drejtat e hetuesve të OLAF-it dhe atyre që marrin pjesë, cilat janë burimet e mundshme, cilët janë ndoshta personat e interesuar dhe pastaj autoritetet shqiptare që mbështesin hetimin. Pra, në fillim, duhet ta sqarojmë këtë.
Duhet të sqarojmë të drejtat tona për të kryer intervistat, për të bërë kontrollet në vend. Dhe kjo bëhet, siç thashë, kur paratë e Bashkimit Evropian dalin jashtë, OLAF-i mund të dalë jashtë dhe ne mund të marrim masa praktike.
Mund të shkojmë në mjediset e një personi të interesuar, mund të marrim prova shkencore nga laptopët ose telefonat. Kjo u sqarua dhe ne patëm bashkëpunimin dhe mbështetjen nga shërbimet shqiptare të koordinimit kundër mashtrimit.
Pra, janë ata që mbështesin hetimin e monitorimit. Dhe ne patëm bashkëpunim edhe nga organi që menaxhonte fondet e Unionit, Agjencia Shqiptare për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural. Kështu që patëm bashkëpunim nga të dy organet.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor
*Intervistën e plotë të drejtoreshës së OLAF-it Salla Saastamoinen e lexoni: https://monitor.al/olaf-fondet-e-ipard-mbeten-te-ngrira-qeveria-te-marre-masa-konkrete/
