Vendosni fjalën kyçe....

Tiranë/ Dyshohet për vetëvrasje në një poligon qitjeje


Tiranë, 17 tetor 2025 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në ambientet e një poligoni qitjeje pranë “Air Albania”, ku dyshohet se një 35-vjeçar i ka dhënë fund jetës me armën që po përdorte.

Burime bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Bledi Hasani, klient i rregullt i poligonit, i cili kishte frekuentuar më parë të njëjtin vend për qitje sportive.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në rrugën “Dervish Hima”.

Hetimet paraprake tregojnë se Hasani e ka drejtuar armën ndaj vetes, por autoritetet po punojnë ende për të përcaktuar motivet që e çuan drejt këtij akti tragjik.

 

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.