Vendosni fjalën kyçe....

Gjenocidi në Kosovë, Berisha: A mundet një shqiptar të shkelmojë mbi këtë gjak, krimi më i shëmtuar


Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një fjalim në Kuvend mbështeti kërkesën e opozitës për mocion me debat mbi gjenocidin serb në Kosovë, duke theksuar se vrasjet etnike të civilëve përbëjnë gjenocid.

Berisha sulmoi mazhorancën që sipas tij “shkelmon mbi gjakun e viktimave”, dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama si “shërbëtor të Aleksandar Vuçiç”, duke i bërë përgjegjës për mosmbështetjen e një rezolute për gjenocidin.

“Gjatë periudhës 1998-1999 forcat serbe kryen rreth 100 maskara të evidentuara ndaj popullsisë së saj. Kështu u vranë rreth 1400 fëmijë.

Ata që shkelin mbi gjakun, sakrificën e tyre, këtij gjenocidi të tmerrshëm, ata nuk janë shqiptar, por nuk janë njerëz, Ju të tillë nuk mund ta paraqisni veten.

Këto janë shifra të rezolutës që parlamentit të Kosovës që ne duhej ta adoptonim menjëherë. Të mos shohësh veten si shqiptar, do të thotë të jesh një qenie pa ndërgjegje.

Kjo është jashtë lloj koncepti, po si mund të transformoni gjakun tuaj ju, edhe ju keni në familje tuaj njerëz që kanë luftuar, që kanë rënë për atdhe.

A mundet një shqiptar, të shkelmojë mbi këtë gjak, po pse e bëni këtë sepse kreu juaj është një argat i Vuçiç, pse e bëni këtë sepse kreu juaj është shërbëtor i Vuçiç.

Vrasja për shkaqe etnike e civilëve është gjenocid. Çfarë ju shtyn të jeni kaq të pandjeshëm ndaj një çështje më thelbësore në ndërgjegjen e njeriut, në ndërgjegjen kombëtare.

Ku e gjeni forcën ju të shkelmoni mbi gjakun dhe jetën e këtyre njerëzve. Edhe serb po të ishin do të votoja po ta kishin bërë shqiptaret.

Edhe maqedonas po të ishin do ta votoja po ta kishim bërë shqiptarë. Gjenocidi është krimi më i shëmtuar. Ju bëheni bashkautorë në krim me Ramën,  ”, tha Berisha.