Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Diella është bërë mafia e vjedhjes, po i jep tenderat qeverisë


 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, akuzoi ministren virtuale “Diella” për favorizim të qeverisë në ndarjen e tenderëve.

Ai u shpreh se aplikacioni qeveritar është kthyer në “mafia të vjedhjes” dhe një fasadë për mungesën e transparencës.

Diella më foli mua… e kuptoj që shumë nga ju do të donit fytyrën e Diellës, por ajo ka fytyrën e Anila Bishës. Keni xhelozi. Diella të gjitha tenderët po ia jep qeverisë. Shikoni prokurimet. Diella është bërë mafia e vjedhjes së qeveritarëve,” deklaroi Berisha.

Sipas tij, mënyra e vetme për të luftuar korrupsionin është përmes teknologjisë blockchain, por qeveria, sipas tij, refuzon ta zbatojë këtë sistem.

Doni transparencë? Miratoni ligjet për blockchain. Ka një mekanizëm për të bërë transparencë për qytetarët, një teknologji që e bën të pamundur fshehjen e vjedhjeve. Jo në chatbot që zihen deputetët kush të dalë në foto. Është një maskë për të fshehur përlarjen që bëni,” u shpreh ai.

Berisha theksoi se qeveria e përdor “Diellën” si mbulesë për korrupsionin dhe kërkoi miratimin urgjent të ligjeve që garantojnë transparencë të plotë përmes teknologjisë blockchain.