Çmimi i arit mund të arrijë në 10,000 dollarë për ons, ndërsa po rikthen popullaritetin si një strehë e sigurt mes inflacionit dhe tensioneve globale, ka parashikuar drejtori ekzekutiv i JPMorgan, Jamie Dimon, shkruan Rt.
Ky metal i çmuar, i njohur prej kohësh si mbrojtje ndaj inflacionit dhe rënies së valutave për shkak të pavarësisë së tij nga qeveritë dhe bankat qendrore, theu kufirin historik prej 4,000 dollarësh më herët këtë muaj dhe vijon të rritet.
“Nuk jam blerës ari, kushton 4% për ta mbajtur,” tha Dimon.
“Por mund të shkoj lehtësisht në 5,000 apo edhe 10,000 dollarë në një mjedis si ky.”
Dimon shmangu të komentonte nëse ari është i mbivlerësuar, por tha se është “një nga rastet e rralla në jetën time kur është gjysmëracionale ta kesh në portofol.”
