Vendosni fjalën kyçe....

Policia italiane arreston “kokën” e trafikut ndërkombëtar të kokainës, lidhje me mafian ‘Ndrangheta’



Policia italiane ka arrestuar Giuseppe Grillon, i dyshuar si kreu i një rrjeti ndërkombëtar trafikimi droge që shtrihte aktivitetin nga Peruja drejt Italisë. Sipas hetimeve, Grillo është kunati i Rocco Barbaros, një prej krerëve të mafies italiane dhe pjesëtar i organizatës kriminale të ‘Ndrangheta’.

Operacioni policor çoi në pranga 13 persona, ndërsa 3 të tjerë u vendosën nën masën e arrestit shtëpiak. Të gjithë janë pjesë e një grupi kriminal që, gjatë viteve 2020-2021, ka trafikuar rreth 655 kilogramë kokainë brenda Italisë, duke përfituar fitime rreth 18 milionë euro.

Hetimet zbuluan se fitimet janë pastruar përmes një sistemi bankar të fshehtë kinez. Lënda narkotike vinte nga Amerika e Jugut, ndërsa Grillo e blinte drogën nga një trafikant shqiptar me pseudonimet “Berlusconi” ose “Andreotti”.

Grupi kriminal kishte baza në jug të Milanos, ku përdorte restorante, bare dhe apartamente si pika takimi dhe për ruajtjen e drogës.

Të arrestuarit e identifikuar janë:

  • Giuseppe Grillo (“Putin”)

  • Antonio Barbaro

  • Bartolo Bruzzaniti

  • Simone Bartiromo

  • Michele Papalia (kushëri i Domenichino-s)

  • Francesco dhe Giuseppe Varacalli

  • Salvatore Caravaglia

  • Antonio Santo Perre

  • Luigi Marando

  • Ivan Reale Calafino

  • Antonio Caruso

Operacioni thekson luftën e vazhdueshme të autoriteteve italiane kundër rrjeteve kriminale dhe trafikut të drogës në Evropë.